Historia jonë
Historiku i kompanisë tonë në lidhje me sistemet e ndryshme të hotelerisë daton në vitin 2004.
Kemi filluar aktivitetin me SISTEMET E PËRQËNDRUARAtelevizive të hoteleve, të godinave të banimit, vilave, apartamenteve... etj. Prezenca jonë ndër vite në këtë treg është fryt i importit, tregtimit dhe instalimeve të sistemeve të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.
Kohët e fundit SIGURIA është një nga kërkesat më të mëdha të konsumatorit, si rrjedhojë instalimi i sistemeve më të mira të sigurisë kërkon gjithnjë e më shumë kujdes, në mënyrë që t’i gjendemi sa më pranë të gjitha kërkesave në rritje të klientëve tanë. Përpjekjet tona për të evoluar dhe përsosur shërbimet tona duke ndjekur me ritëm pritshmëritë n’a kanë klasifikuar si një nga kompanitë më të besueshme në treg.
SOT ... Ne jemi në gjendje të ofrojmë zgjidhje të plotë, për cilindo lloj sistemi të rrymave të ulëta për hoteleri dhe jo vetëm.
Njëri nga bashkëpunëtorët tanë kryesor është kompania "FORCE" në Greqi, për një pjesë të sistemeve të hotelerisë të mbështetura në patentën e FOX dhe StarPro, si dhe marka të tjera mirënjohura Botërore dhe Europiane si: Honeywell, Napko, Cofem, Geovision, Detektomat, Longse, Polytron, Lemco, Terra, Olympia Electronics, Famaval, Engel, SAB, FTA Inverto, GT-SAT...etj. Të gjitha produktet dhe sistemet e këtyre kompanive janë komfort standarteve Europiane të pajisura me çertifikime përkatëse për mallrat dhe shërbimet e tyre.
Ndër vite tregojmë kujdes të vazhdueshëm në burimet tona njerëzore, pranë ArfaNet do të gjeni të punësuar të kualifikuar si në instalime ashtu edhe shërbime të ndryshme që ofrojmë për hotele dhe jo vetëm.
Ne ndjekim me kujdes zhvillimet teknologjite të ofruara jo vetëm nga partnerët tanë, por gjithashtu frekuentojmë panaire të ndryshme ndërkombëtare me qëllim që të jemi gjithnjë të informuar dhe të pregatitur për çdo sfidë teknologjike në fushën ku Ne operojmë.
ArfaNet ofron asistencë të vazhdueshme me kontrata bashkëpunimi për mirëmbajtjen e pajisjeve, kontrollin periodik të tyre (për të eleminuar në maksimum difektet) si dhe riparimin e difekteve të ndryshme të krijuara gjatë përdorimit apo edhe keq-përdorimit të pajisjeve apo sistemeve.
Sistemet kryesore:
- BRAVAT E NDRYSHMEme karta dhe sistemet e menaxhimit të tyre. Modelet janë me dizajn dhe ngjyra të ndryshme për t’u përshtatur me strukturën vizuale të hoteleve. Patentat e sistemeve të bravave janë Europiane, Austriake, Italiane, Spanjolle dhe nga kompani me emër dhe përvojë të gjatë në treg.
- SIGURESA ME KARTËapo "Energy Savers" me qëllim kursimin e konsumit të energjisë nëpër hotele.
- "DOOR BELL SYSTEM", me evidentimin e numrave të dyerve të çdo dhome dhe komunikimin e nevojshëm vizual të kërkesave apo nevojave të çdo dhome.
- Sistem PARALAJMËRUES ZJARRI.
- Sistem "SOS TOILET".
- SISTEM ALARMIi kombinuar edhe me systemin "Sos Toilet" i cili survejon zona të ndryshme me akses të limituar nëpër hotele dhe sinjalizon në çdo moment për lëvizjen apo hapjen e tyre.
- SISTEM TELEVIZIV i përqëndruar për hoteleri, me kanale të lira, kanale me pagesë apo kombinim të dy llojeve të kanaleve televizive në varësi të kërkesave të hotelit. Sistemi ka fleksibilitet në ndryshimin e kanaleve sipas kërkesave të hoteleve të ndikuar edhe nga kombësia e vizitorëve apo klientëve. Sistemi është i monitoruar çdo moment nga distanca nëpermjet internetit.
- SISTEM TELEFONIKi hotelit me çentral dixhital enkas për hoteleri ose edhe me system "Voip" apo system hybrid i cili në varësi të numrit të dhomave apo pozicioneve të godinave të ndryshme, ofron lehtësira të mëdha financiare dhe teknologjike.
- SISTEM "WI-FI"për të gjithë hotelin në çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm të tij, me përdorues të kontrolluar dhe i manaxhuar në një formë profesionale të tillë që... çdo klient në çdo moment ka akses të plote në internet me tërë paisjet e tij pa shqetësuar apo penguar çdo klient tjetër të hotelit
- PAJISJET E SINJALISTIKËSme ndriçim 24 orë të sistemeve informuese për daljet e emergjencës së hoteleve apo ambienteve të ndryshme.
- SISTEMET E VËZHGIMITme kamera analoge apo IP në varësi të preferencave të hoteleve dhe duke bërë sugjerimet tona për zgjidhjet më të mira
- SISTEM PARKIMI INTELIGJENTi cili vepron ose në bazë të njohjes automatike të targave nga kamerat ose në bazë të hyrjeve e daljeve me biletë e me pagesë ne raport me kohën e qëndrimit në ambientet e parkimit.
- PAKETAT E HIGJENËS DHE LUKSIT për hoteleri sikundër jane shampot apo detergjentët e ndryshëm për hoteleri.
- "HOTEL AUTOMATION"në rastet kur kërkohet teknologji shumë e avancuar nëpër hotele në lidhje me komandimin nga celulari të çdo detaji në hotel duke nisur nga hapja e derës së dhomës e deri në komandimin e ndriçimeve apo funksione të tjera.